Me borë dhe akull është mbuluar hyrja anësore ku gjenden kabineti i MRI-së dhe CT-së.
Kjo gjendje është prej ditës kur ka rëndë borë javën e kaluar në Kosovë. Kjo hapësirë ndonëse gjendet në Onkologji, është pjese e Klinikës së Radiologjisë.
Në këtë hyrje vijnë pacientët me autoambulancë për të kryer rezonancë magnetike ose tomografi të kompjuterizuar. Shërbimet teknike të QKUK-së ende nuk e kanë pastruar. /Gazeta Shneta/