Bordi i ri i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar është duke diskutuar shkarkimin e drejtorit Curr Gjocaj.
Ky vendim pritet të vijë pas konsultimeve të Bordit me Qeverinë e Kosovës.
Siç raporton dardaniapost, Bordi i ri ka kërkuar sqarim nga Zyra Ligjore e Kryeministrit për rizgjedhjen e Gjocajt në këtë pozitë nga Bordi i kaluar.
Bordi me mandat të skaduar e kishte rizgjedhur Gjocajn në pozitën e drejtorit.
Bordit i kishte kaluar mandati në janar, ndërsa ka rizgjedhur Gjojcajn pa konkurs në qershor.
Gjocaj deri më tani ka qenë nën presionin e dorëheqjes për skandalin e vdekjeve të dyshimta.
Ai nuk ka pranuar të jap dorëheqje duke u arsyetuar se është “ vetëm shef i administratës dhe nuk punon në sallat e operacionit”. /Gazeta Shneta/