Dr. Basri Sejdiu është përzgjedhur sot edhe zyrtarisht drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka aprovuar sot rezultatet e komisioni vlerësues për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm, transmeton Gazeta Shneta.
Veton Firzi, kryesues i komisionit vlerësues, para Bordi Drejtues ka prezantuar rezultatet e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm dhe procedurat e ndjekura nga komisioni deri në rezultatet finale.
“Kryesuesi i Bordit Drejtues, Prof.dr. Naser Ramadani, ka falënderuar z. Firizi, përderisa në emër të Bordit Drejtues i ka uruar suksese dhe punë të mbarë drejtorit të sapozgjedhur dr. Basri Sejdiu”, thuhet në njoftim.
Sejdiu u zgjodh drejtor pas konkursit të shpallur në muajin shkurt. Ai mbajti pozitën e ushtruesit të detyrës për gati gjashtë muaj, pas dorëheqjes së Curr Gjocajt nga kjo pozitë. /Gazeta Shneta/