Prishtina u trondit gjatë ditës së hënë nga një vrasje në familje ku mbeten të vdekur tre persona.
Hasan Krasniqi 61-vjeçar i mori jetën gruas së tij si dhe nuses së djalit e cila kishte 27-vjet, Remzie Krasniqit. Pas këtyre dy vrasjeve, 61-vjecari i mori jetën edhe vetës.
Motivet e këtij rasti të rëndë ende nuk janë plotësisht të qarta. Organet e hetuesisë kosovare treguan se Hasan Krasniqi kishte qenë i njohur për policinë si dhe tash e një kohë kishte probleme mendore.
Por një tragjedi ndodhi edhe në Mitrovicë dje. Aty si pasojë e shembjes së një objekti në mënyrë tragjike vdiq 27-vjecari, Visar Behrami. E në Pejë një polic tentoi t’ia marrë jetën vetës. /express