Nataliteti në Kosovës po shënon rënie nga viti në vit. Këtë e dëshmon raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës që flet për 8 mijë foshnjë më pak në vitin e fundit.
Sipas raportit “Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2016” të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në vitin 2016 kanë ndodhur 23 mijë lindje e 494.
Sipas një llogarie matematikore, lindshmëria ka shënuar rënie në krahasim me vitet paraprake. Në vitin 2014 kanë lindur gjithsej 26 mijë e 565 foshnje të gjalla, ndërsa në vitin 2015 janë shënuar 31 mijë e 433 lindje.
Nëse krahasojmë vitin 2016 më 2015, i bie që mbi 8 mijë foshnjë më pak kanë lindur në vitin 2016.
Sipas ASK-së, të dhënat në ketë publikim janë paraqitur sipas grumbullimit të dhënave Administrative për vitin 2016, nga zyrat e gjendjeve civile ku janë grumbulluar gjithsej 30 410 fleta statistikore për lindje DEM-1, shkruan Indeksonline.
“Këto të dhëna tregojnë se 23 494 janë lindje që kanë ndodhur në Kosovë prej tyre lindje të gjalla janë 23 416 kurse 78 janë lindje të vdekura, kurse lindjet qe kane ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar 6 916, prej tyre janë 6 915 lindje te gjalla dhe 1 lindje e vdekur” thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërsa, numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë është i grup-moshave 25-29 vjeç me 35.6%.
“Numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave 25-29 vjeç me 35.6%, grup-moshat 30-34 vjeç me 25.0%, grup-moshat 20-24 vjeç me 23.4% dhe grup-moshat tjera përbëjnë 17.0% të numrit të përgjithshëm të lindjeve” thuhet në këtë raport. Nga këto të dhëna del se mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2016, është 28 vjeç.
Ndërsa, sipas peshës së fëmiut të lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave është me peshë 3000-3499gr. apo 37.4%, 3500-3999 gr. 31.3%, 2500-2999 gr. 12.8% etj.
Me tutje në këtë raport thuhet se 99.7% e lindjeve kanë ndodhur në institucionet mjekësore, ndërsa pjesa e tjetër ka ndodhur në vende jashtë këtyre institucioneve.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë të mesme me 39.4%, shkolla fillore e kryer me 29.3% , shkolla e lartë dhe fakulteti marrin pjesë me 23.3% etj. Sipas psikologëve, rënia e nataliteti që nga paslufta e sidomos këto vitet e fundit mendohet se shkaktarë janë planifikimi më i mirë i familjes, migrimi i popullatës së re etj.