Lajmi i shtatzënisë së Xhensilës nuk e çuditi publikun, meqë prej kohësh ky lajm qarkullonte nëpër media, vetëm se, çifti gjithmonë e mohonte këtë gjë dhe se nuk pranonte ta bënte publike.
Spekulimet pse ata nuk e pranuan deri në muajin e pestë ishin të shumta, por më në fund Besi foli publikisht rreth kësaj.
Dhe jo, nuk ishte për vëmendje ashtu siç aluduan shumë persona.
“Ka disa gjëra që mbahen për vete. Nuk mund të dilnim që ditën e parë të thoshim është shtatzënë.
Ja fatura ekstreme që pagoi Besi për kërkesën e Xhensilës
Plus dihet që 3-4 muajt e parë janë të sikletshëm për femrën. Këto kanë qenë edhe këshillat e mjekut”, është shprehur Besi për emisionin “Një kat më lart” në IN tv.
Në fakt, kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz zgjedhin ta mbajnë sekret shtatzëninë deri sa muajt e vështirë të kalojnë. Po ashtu, Besi ka folur edhe për momentin kur Xhensila i ka dhënë lajmin e shtatzënisë dhe është shprehur se emocionet në atë moment ishin të pakontrollueshme.