Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu pësoi një lëndim të rënd në ndeshjen e sotme kundër Prishtinës. Jeta e tij ishte në rrezik.
Doktori i Kombëtares së Kosovës njëherit Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, Dr. Murat Berisha kishte ardhur vetëm si tifoz për të parë ndeshjen derbi të kësaj xhiro. Por, Berisha nga tribuna hyri në fushë që ta ndihmonte futbollistin e Llapit, Valmir Veliun.
Berisha në një prononcim për IndeksOnline tregon ngjarjen shkurtimisht:
“E kam vërejtur nga tribuna që lëndimi është serioz. Jam fut në fushë dhe kam vepru që t’i lirohet rruga e frymëmarrjes. Pas ketij veprimi ka fillu frymëmarrja dhe filloj të më përgjigjet në pyetjet që ia bëra dhe pastaj menjëherë e transportuan në spital”
Futbollisti llapjan tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.