Bëni kujdes me bakterien e salmonelles kur ushqeni fëmijët me mish pule
Mishi i pulës konsiderohet të jetë një shtesë proteinash dhe vitaminash në dietën dhe të ushqyerit tuaj.
Këtë e ka thënë edhe mamia Razije Musa në postimin e saj të fundit, në të cilin ajo ka diskutuar më gjerësisht rreth kujdesit që I duhet kushtuar gatimit me këtë lloj mishi.
Musa ka treguar se mishi i bardhë ashtu si çdo mish tjetër dhe vezët, në zorrën e trashë përmbanë bakterien e salmonellës, shkruan GazetaShneta.
“E keqja e tyre është se shumë shpesh mund të duken krejt normale prandaj edhe mund të mos i dalloni. Salmonela është një bakterie që zakonisht banon në zorrët e kafshëve dhe njerëzve, ajo përhapet shumë shpejtë dhe njihet si e rrezikshme pasi që shkakton helmim”, ka shkruar ndër të tjera mamia Musa. /GazetaShneta/
Lexoni të plotë postimin e saj:
SI T’A PARANDALOJMË SHPËRNDARJEN E SALMONELËS NGA MISHI I PULËS …
Të dashura nana, shumë herë po e shoh që pavetëdije po gaboni në përgatitjen e ushqimit të bebave por edhe për të rriturit. Sot dua të ndalem në përgatitjen e mishit të pulës dhe mënyrën më të mirë për të hequr bakterien e salmonellës nga ajo.
Si informacion dua të ju them se mishi i viçit, i derrit, i pulës por edhe vezët mund të kenë salmonelë. E keqja e tyre është se shumë shpesh mund të duken krejt normale prandaj edhe mund të mos i dalloni. Salmonela është një bakterie që zakonisht banon në zorrët e kafshëve dhe njerëzve, ajo përhapet shumë shpejtë dhe njihet si e rrezikshme pasi që shkakton helmim.
Për t’u mbrojtur nga salmonela gjatë përgatitjes së mishit të pulës ju duhet të ndiqni këto këshilla:
1.Nëse e keni pulën e ngrirë në friz atëhere nxjereni nga aty, vendoseni në një enë dhe lejeni në frigorifer që gjatë natës të shkrihet, pasi që shkrihet futeni menjëherë në zierje apo në pjekje, pra mos e lani sepse në temperaturë të lartë salmonela shkatërrohet por nëse e lani ju mund ta përhapni atë në kuzhinë.
2.Asnjëherë mishin mos e leni të shkrihet në ujë, ashtu vetëm se do e shpërndani bakterien.
3.Nëse e coptoni mishin e pazier ju mund ta bartni bakterien në dërrasë dhe në thikë prandaj duhet pastruar mirë që te dyjat pasi të kryeni punë.
Mishi i pulës ka shumë benefite prandaj është mirë të jetë pjesë e dietës tuaj, ideale kishte me qenë që mishi të jetë nga pulat e rritura në kullota dhe kështu do të ketë përqindjë të lartë të albuminave që ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve, fosforit si një një mineral shumë i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve dhe eshtrave, vitaminës B që na bëjnë të mbajmë të shëndetshme enët e gjakut e të tjera.
Mishi i pulës ju jepet fëmijëve që prej muajit të gjashtë.Mënyra e njejtë e parandalimit të përhapjes së salmonelës vlenë edhe për llojet e tjera të mishit.
Me dashuri, Razija