Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë një gjest human, ai ka shpëtuar jetën e një personi me epilepsi. Ngjarja ka ndodhur në njërën nga kafiteritë e Ferizajit, ku edhe po pinte kafe Haxhiu.
Haxhiu ka arritur me sukses të ja japë ndihmën e parë këtij personi.
Kujtojmë se Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi është fizioterapeut me profesion.
Ai në listën e votimeve mban numrin 109./Gazeta Express/