Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë sot në një organizim, që ai e ka quajtur nder të madh për të.
Përmes rrjetit social Facebook, Pacolli ka publikuar një video ku ai shihet teksa kryen ritin e prerjes së flokëve të një fëmije të vogël, një shenjë të lidhjes së kumbarisë me këtë familje, transmeton Gazeta Metro.
“Në fshatin Cërmjan të Gjakovës, në familjen Murseli sapo u bëra kumbar i Diarit të vogël. Kjo mbrëmje ishte një befasi e madhe për mua dhe shoqen time. Është nderë i madh për mua”, ka shkruar Pacolli, duke tërhequr paksa vëmendjen nga aktiviteti i tij politik.
Në fshatin Cërmjan të Gjakovës, në familjen Murseli sapo u bëra kumbar i Diarit të vogël. Kjo mbrëmje ishte një befasi e madhe për mua dhe shoqen time. Është nderë i madh për mua.
Posted by Behgjet Pacolli on Friday, September 8, 2017