Këngëtari Alban Skenderaj ka befasuar në një rrëfim të tij, për pritjen e fëmijës së parë.
Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, kantautori ka folur për emocionet e të qenit baba, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, ai e ka pranuar se dëshironte të ishte baba i një djali.
“Në fillim e kisha pak këtë… çun, do ta mbaja me vete, ta çoja në kurs, në futboll”, tha ai duke shtuar më pas se e ka pranuar me shumë sportivitet lindjen e vajzës. “Për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandah bëhuni gati,” ka thënë Albani në ‘Wake Up’.