Bebja që theu rekordin e spitalit për peshën e lindjes, me 6,02 kg

2017-09-10 në ora 06:43

Bebja me peshën më të madhe deri tani, ka lindur në spitalin e Queensland Rockhampton, me 6.02 kg.

Maisie Lily Macdonald kishte edhe një befasi tjetër për prindërit e saj, bebja arriti një javë para afatit të caktuar nga doktorët, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.

Babai i bukuroshës së vogël ka shfrytëzuar llogarinë personale në Facebook për të ndarë lajmin e mrekullueshëm me miqtë dhe familjarët. Duke u treguar se vajza e tij ka thyer rekordin e lindjes së bebeve në këtë spital, për peshën më të madhe.

Postimi i tij në Facebook, morri qindra pëlqime, dhe arriti në syrin e secilit anë e kënd botës.

Për ndryshe, bebja e sapolindur dhe nëna e saj, tani janë shëndosh e mirë. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *