“Bebet janë krijesat më të ëmbla që keni parë ndonjëherë, por shpesh herë ato qajnë pa ndonjë arsye!”
Jo, bebet asnjëherë nuk qajnë pa arsye, prandaj nënat përherë këshillohen të kuptojnë shenjat që bebet ua dërgojnë perpara se të fillojnë të flasin.
Bebet zakonisht qajnë për njërën nga këto arsye:
- Pagjumësia/Lodhja
- Lagështia apo thatësia e pelenës
- Uria
- Stimulimet e tepërta të shkaktuara nga zhurma dhe aktivitetet
- Alergjitë, ftohjet
- Dhimbja.
Refleksologjia mund të iu ndihmojë shumë në këtë aspekt, dhe prindërit mund të zbusin jorehatinë e bebeve vetëm duke prekur disa pika të rëndësishme në shputën e tyre. Bebja do të ndalet së qajturi brenda minutit, prandaj lexojeni më poshtë shkrimin për më shumë informacione.
Abdomeni
Masazhojeni harkun e shputës së bebes për të zbutur ndonjë problem që mund të ketë në pjesën e lartë të abdomenit, përfshirë edhe ndonjë bllokim të zorrës së trashë.
Stimulojeni pjesën e poshtme të harkut për të lehtësuar pjesën e poshtme të abdomenit, për të eleminuar fryrjen e barkut apo kapsllëkun.
Gjoksi
Masazhojeni pjesën e lartme të shputës së bebes për të lehtësuar zonën e përparme të gjoksit, dhe për të zbutur ftohjet, kollitjet kronike, dhe kongjestionet e gjoksit. Bazuar në raportet shkencor, thuhet se terapistet e refleksologjisë bëjn mrekullira në rastet e kongjestioneve.
Sinusi
Qendra e shputës së bebes tuaj është e ndërlidhur me sinusin. Stimulojeni këtë pikë për të çliruar hundën e stërmbushur me sekret, problemet me frymëmarrje, dhe të tjera shqetësime të sinusit.
Legeni
Thembra është e ndërlidhur me legenin. Stimulojeni atë për të relaksuar muskujt dhe problemet me qëndrimin. Mbajeni në mend se ky stimulim do t’iu ofroj lirim të përkohëshëm.
Koka/Dhëmbët
Masazhojeni majat e gishtave të këmbës së bebes për të trajtuar problemet me dhëmbët apo kokës, të cilat mund të jenë për shkak të daljës së dhëmbëve ose infeksionit të veshëve.
Solar Plexus*
Kjo është vendi ku ndërlidhen fijet nervore të stomakut dhe mushkërive tona. Prindërit nganjëherë nuk mund të përcaktojnë shkaktarët e dhimbjeve në këtë zonë, por duke masazhuar zonën e lartë të harkut të shputës së bebes tuaj, gjithmonë do të jetë zgjidhje e këtij problemi. /Gazeta Shneta/