Njihuni me beben e dashurisë, të lindur me një shenjë të zemrës në ballë!
Murat Engin dhe bashkëshortja e tij Ceyda, ishin tejet të ngazëllyer kur panë se foshnja e tyre e posalindur, kishte një shenjë nga lindja në formë të zemrës.
Kjo shenjë është zbuluar pak minuta pasi infermieria e pastroi nga lindja, shkruan NDT tv, transmeton Gazeta Shneta.
Prindërit e rinjë dhe infermieret e sallës së lindjes u mahnitën nga kjo shenjë e zemrës në ballin e Çinar Engin. Madje, stafi mjekësor i spitalit, nuk ndaleshin dot së fotografuari beben e ëmbël.
Çinar tani ka mbushur plot 14 muaj, por shenja e tij e lindjes dhe buzëqeshja sharmante ende vazhdojnë të jenë karakteristikat e pamjes së tij. Ai madje, quhet Bebja e Dashurisë, nga të gjithë të afërmit. /Gazeta Shneta/