Duke u përpjekur të hiqni qafe irritimet e krijuara në lëkurën e foshnjes ju po rrezikoni të krijoni edhe më shumë humbje flokësh.
Është fakt që shumë foshnje humbasin flokët gjatë muajve të parë të jetesës pa marrë parasysh se a janë të prekur nga ndonjë alergji konkrete apo jo. Është një zhvillim normal që ata kanë rritur grupin e parë të flokëve dhe kur flokët e tyre të ri rriten, mund të jetë krejtësisht ndryshe, transmeton GazetaShneta.
Pikat e mprehta të paktën në pjesën e prapme të kokës janë pothuajse një rregull për foshnjat e reja, pasi që këto ditë i kemi vënë ata të flenë në shpinë për të zvogëluar rrezikun e Sindromit të Vdekjes së Foshnjërisë.
Ata kalojnë shumë kohë duke u shtrirë në shpinë pasi ata flenë për kaq shumë orë çdo ditë, kështu që flokët e tyre të butë dhe të ndjeshëm thjesht zhduken. Pra, ju lutem mos u shqetësoni për hapësira tullace në kokën e foshnjes.
Megjithatë, blogu “EasyBabyLife” propozon që të përdorni vaj nga borago ose e njohur në shqip si “lule ylli”. Pasi t’ia lyeni kokën do ta vëreni se irritimet dhe qelizat e vdekura të lëkurës së kokës do të bien brenda disa ditësh. Por ta keni parasysh se nëse do krihni flokët e tyre, mund të bien me sasi me të mëdha andaj bëni kujdes.
E vetmja pengesë nga përdorimi i vajit është rigjenerimi i enzimës së foshnjës. Provoni këtë teknikë deri sa ta vëreni se simptomet janë duke u përmirësuar. /GazetaShneta/