Mbi 600 studime kanë konkluduar se kontakti fizik për foshnjet nga nënat është mjaft vital.
Prekja amësore është domosdosshmëri pozitive dhe e fuqishme për bebet, transmeton Telegrafi.
Ato kanë nevojë për një sasi të caktuar të stimulimit dhe prekjes për t’u zhvilluar të shëndetshëm dhe normalisht, përfshirë zhvillimin fizik, emocional, zhvillimin e sjelljes, dhe atë shoqëror.
Përfitimet tjera të kontaktit fizik te bebet janë: fitimi i shpejtë i peshës, rrahje më stabile të zemrës, nivele të përmirësuara të oksigjenit, tolerancë më e fuqishme ndaj dhimbjes, gjumë më i mirë, më pak shqetësim dhe stres, sistem më i fortë i imunitetit, temperaturë stabile e trupit, zhvillim i shëndetshëm i trurit etj.
Studimet po rekomandojnë që t’i përqafoni sa më shumë që të jetë e mundur foshnjet tuaja.