Bebet me seksion C kanë pesë herë më shumë të ngjarë të zhvillojnë alergji nga mosha dy vjeç, sesa ata që lindin natyrshëm.
Zbulimi erdhi nga një studim i ri i kryer hulumtuesit nga Spitali Henry Ford dhe u paraqit në ‘Akademinë Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë’ në takimin vjetor në San Antonio shkruan burimi WebMD.
Gjetjet përkojnë me hulumtimet e mëparshme të cilat demonstruan që bebet e lindura nga C-seksioni kanë më shumë të ngjarë të kenë astmë sesa foshnjat që lindin natyrshëm përcjell Gazeta Shneta.
Një raport i ndryshëm tregoi se bebet me prerje cezariane kanë një rrezik në rritje të alergjive ushqimore dhe diarresë gjatë vitit të parë të jetës.
Autore kryesore Christine Cole Johnson, tha:
“Kjo avancon më tej hipotezën e higjienës që ekspozimi i hershëm i fëmijës ndaj mikroorganizmave ndikon në zhvillimin e sistemit imunitar dhe fillimin e alergjive. Ne besojmë se ekspozimi i një fëmije ndaj baktereve në kanalin e lindjes është një ndikues kryesor në sistemin e tyre imunitar”. /Gazeta Shneta/