Që kur perandori romak August “vodhi” një ditë nga shkurti për t’ja shtuar gushtit, bebet e muajt të brishtë kanë qënë në disavantazh. Por mos u shqetesoni edhe bebet e lindur në shkurt kanë disa avantazhe më shumë se bebet e lindur në muajt e tjerë.
Bebet e lindur në shkurt janë më të gjatë
Krahasuar me bebet e lindur në muajt e tjerë, bebet e lindur në muajin shkurt janë më të gjatë dhe peshojnë më shumë në lindje. Gjithashtu, sipas një studimi ku u morën të dhënat e 21 mijë djemve dhe vajzave në moshën 7 vjeçare, fëmijët e lindur në muajin shkurt sërish rezultuan me gjatësi më të madhe.
Bebet e lindur në muajin shkurt janë më tolerantë dhe të ndërgjegjshëm
Disa studime tregojnë se individët e lindur në muajin shkurt kanë një rrezik më të lartë për tu prekur nga skizofrenia, por jo të gjithë ekspertët bien dakord me këtë gjë. Disa mendojnë se sëmundjet mendore nuk varen nga muaj i lindjes, ndërkohë disa studime të tjera tregojnë se bebet e shkurtit janë më tolerantë dhe të ndërgjegjshëm, gjë që i ndihmon në krijimin e marrëdhënieve të mira sociale.
Bebet e shkurtit kanë shumë mundësi të bëhen artistë ose policë
Ka prova që tregojnë se individët e lindur në shkurt kanë shumë mundësi të kenë një karrierë artistike, madje një tjetër studim tregoi se fëmijët e lindur në muajin shkurt kanë më shumë mundësi të bëhen të famshëm. Përveç karrierës artistike të lindurit në muajin shkurt kanë aftësi të mira për të zhvilluar një karrirë në fushën e policisë.
Bebet e shkurtit kanë më pak rrezik nga sëmundjet serioze.
Lajmi më i mirë për njerëzit e lindur në shkurt është se ata kanë më pak rrezik për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare,respiratore dhe neurologjike. Gjithashtu ata kanë një sistem riprodhues më të shëndetshëm./pernenat.al/