A do të ndjeheshit mirë nëse do të mbanit në dorë një pije alkoolike dhe një bebe në të njejtën kohë?
Kjo pyetje ka ndezur debate të shumta në mbarë botën, pas publikimit të një fotografie në rrjetet sociale, shkruan Metro.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë fotografi, Malcolm Turnbull kryeministër i Australisë, është duke shikuar një ndeshje futbolli derisa po i dhuronte një puthje nipit të tij, ndërsa në dorën tjetër mbanë gotën e birrës.
Pasi fotografia bëri xhiro në rrjetet sociale, njerëz nga mbarë bota filluan të shkruajnë qëndrimin e tyre të mllefosur ndaj kësaj pamje.
Por, përpos komenteve negative, senatori Mattheë Canavan, publikoi një fotografi të ngjajshme për t’i ofruar mbështetjen e tij kryeministrit.
/Gazeta Shneta/