Rrjeti i dyqaneve ‘Bau Market’ ka dhuruar gjatë ditës së sotme disa pajisje për dhomën e Klinikës së Pediatrisë në QKUK ku trajtohen fëmijët me djegie.
‘Bau Market’ ka dhuruar frigorifer, mikrovalë, televizor, dvd player, roleta për dritare, dhe karrige statike, pajisje që kanë munguar në këtë dhomë.
“Përmes aktiviteteve të tilla, ne synojmë që të ofrojmë kushte sa më të mira për trajtimin e fëmijëve, duke investuar kështu në të ardhmen e shoqërisë sonë”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni njoftimin e plotë:
Bau Market me donacion për QKUQ – Klinikën e Kirurgjisë Plastike
Bau Market ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Klinikën e Kirurgjisë Plastike, në QKUQ, për pajimin e dhomës ku trajtohen fëmijët me djegie. Përmes këtij aktiviteti Bau Market dhuron frigorifer, mikrovalë, televizor, dvd player, roleta për dritare, dhe karrige statike, pajisje që kanë munguar në këtë dhomë.
Përmes aktiviteteve të tilla, ne synojmë që të ofrojmë kushte sa më të mira për trajtimin e fëmijëve, duke investuar kështu në të ardhmen e shoqërisë sonë.
Konsiderojmë se mirëqenia e njeriut, e në veçanti e fëmijëve, është primare. Në këtë frymë do të vazhdojmë edhe më tutje, duke shpresuar që sado pak të ndikojmë në përmirësim të gjendjes te njerëzit me nevoja të ndryshme.