Infeksionet gastrointestinale janë një shkak i zakonshëm i diarresë dhe të vjelljes, si rezultat i futjes së mikrobeve duke përfshirë viruset, bakteret dhe parazitët. Bakteret, të tilla si Salmonella dhe Escherichia Coli, vlerësohen të jenë përgjegjës për 10 deri në 20 për qind të rasteve të gastroenteritit tek fëmijët.
Shumica e rasteve të infeksionit Salmonella dhe E. coli përmirësohen edhe pa trajtim brenda 4 deri në 10 ditë. Megjithatë, në fëmijët e vegjël me sistem imun të dobët, ekziston një rrezik më i madh i ndërlikimeve, disa prej të cilave përfshijnë dehidratimin, dështimin e veshkave, madje edhe vdekjen shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
“Çdo prind e di se të sapolindurit janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve në vitin e parë të jetës, duke përfshirë infeksionet enterike, ose të zorrës,” thotë Gabriel Nunez, autor i lartë i studimit dhe profesor i patologjisë në Universitetin e Miçiganit.
“Mungesa e baktereve mbrojtëse në mikro-biota të zorrëve është një mekanizëm për atë ndjeshmëri, ndoshta më shumë se mosha e sistemit imunitar”.
Studiuesit gjetën një mundësi për të vëzhguar se si mikrobet e baktereve të zorrëve nga minjtë e moshave të ndryshme do të preknin dobësinë e minjve të sapolindur të infeksionit kur transplantoheshin në zorrë./Gazeta Shneta/