Baballarët që luajnë me foshnjat qysh në fillim të jetës së tyre, kanë mundësi të krijojnë një lidhje të fortë me fëmijët.
Një studim i ri ka zbuluar se hormonet që janë vendimtare në zhvillimin e një lidhjeje të nënës dhe fëmijës, janë gjithashtu të pranishëm edhe te babai, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Oksitocina e njohur si “hormoni i përqafimit”, rrit ndjeshmërinë dhe motivimin për t’u kujdesur për fëmijën, dhe ndihmon sinkronizimin e emocioneve të babait dhe fëmijës.
Hormoni transmetohet nga nëna te fëmijë nëpërmjet të ushqyerit me gji apo përqafimit, por ekspertët tani kanë kuptuar se një gjë e tillë ndodhë edhe me baballarët kur luajnë ose mbajnë fëmijën e tyre.
Një studim i Universitetit Emory në Atlanta, ka rezultuar me mundësinë që hormoni oksitocina t’u jepet artificialisht, etërve që janë të dështuar në lidhje me fëmijët e tyre. Madje kjo mund të bëhet fare thjesht nëpërmjet një spreji në hundë.
Disa statistika të mëhershme tregojnë se të paktën 30 mijë baballarë britanikë vuajnë nga depresioni pas lindjes së fëmijës së tyre. Një nga shfaqet kryesore mendohet të jetë dështimi i lidhjes në çift.
“Gjetjet tona shtuan provat se baballarët, dhe jo vetëm nënat, pësojnë ndryshime hormonale për të lehtësuar rritjen e ndjeshmërisë dhe motivimit për t’u kujdesur për fëmijët e tyre”, thotë udhëheqësi i studimit, James Rilling.
“Unë dua të kuptoj tani pse disa baballarë janë më të kujdesshëm për fëmijët, sesa disa të tjerë”.
Rilling thotë se për të kuptuar plotësisht pse ndodhë kjo, duhet të krijohet një pasqyrë e qartë e neurobiologjisë dhe mekanizmave nervore që e mbështesin këtë sjellje. /Gazeta Shneta/