Baballarët duhet t’u bëjnë masazh foshnjave të tyre, ngase krijojnë një lidhje të fortë emocionale me ta.
Nëse një baba ngurron të bëjë diçka të tillë, preferohet një konsultë me pediatrin lidhur me këtë temë, ku njëkohësisht mund të vërtetësohet edhe një gjë e tillë.
Sipas një studimi, baballarët që kishin masazhuar fëmijët, ishin më të përfshirë në proçesin e rritjes së tyre e më të lidhur emocionalisht që në dy muajt e parë të jetës së fëmijës. Kjo tregon rëndësinë e madhe që ka kontakti fizik në lidhjen shpirtërore të prindit me fëmijën.
Por përftimi në këtë rast është i dyfishtë. Një tjetër studim zbuloi se edhe baballarët përfitojnë, pasi masazhimi i fëmijës ul stresin e tyre./Pernenat.al/