Një fëmijë i gjinisë mashkullore lindi më 6 maj të vitit të kaluar në qytetin e Vlorës.
Foshnja lindi me një deformitet të rrallë në buzën e sipërme dhe për ta përmirësuar këtë, prindërit po kërkojnë ndihmë.
E çara i vijon deri tek hunda, çka i krijon vështirësi në frymëmarrje dhe në ushqyerje.
Mjekët kanë thënë se fëmija ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, çka mund të kryhet vetëm në Greqi, por që kostoja është mjaft e lart për prindërit.
Edmond Shima, babai i të voglit u bën thirrje dhe apel të gjithë atyre që kanë mundësi, që ta ndihmojnë.
Numrat kontaktues:
+355686501359 Edmond Shima (babai i foshnjës)
+355684662586 Bajame Ramaj (gjyshja e foshnjës)
Ju falenderojmë kush mund të kontribuojë”, – thonë familjarët. /Gazeta Shneta/