“Një javë para datës sime të lindjes, ndërsa burri im ishte në shtete të jashtme, mora një telefonatë nga mamaja ime që babai im u dërgua në spital për operacion emergjent. Natën tjetër, mora informatën që ai kishte vdekur në sallën e operacionit.
U mbërtheva në një gjendje të keqe me vajzën time dyvjeçare dhe fëmijën tim të palindur, ndërsa burri im po voziste gjatë natës për t’u kthyer tek unë, në mënyrë që të më çonte në familjen time. Kur ai më në fund arriti atje, filluam menjëherë rrugëtimin e gjatë prej 10 orësh në shtëpi.
Unë kam qenë me fat që kam pasur lidhje të fortë me babain tim. Ai nuk ishte për mua si prind, por vazhdimisht bënte edhe tifo për mua. Marrëdhënia jonë u zhvillua në një miqësi të thellë me respekt të madh për njëri-tjetrin.
Dy javë pasi vdiq, linda një djalë. Ishte me të vërtetë momenti më i bukur i jetës sime.
Nga njëra anë, unë mbajta të porsalindurin në krah, dhe nga ana tjetër, zemra dhe shpirti im po mbanin rënkimin e dhimbjes. Isha duke qeshur me lot dhe duke u tronditur nga trishtimi dhe lumturia në të njëjtën kohë.
Mbajtja e djalit tim pranë meje, më ofrojë ngrohtësinë sikur isha duke përqafuar si djalin ashtu dhe babanë tim në të njëjtën kohë.”/Gazeta Shneta/