E ftuar në emisionin “Top Show’ avokatja Bora Feri, vajza e aktorit të njohur Xhevdet Feri, nuk ka nguruar të tregohet e hapur dhe e sinqertë në ato që mendon.
Feri ka treguar, ndërsa diskutohej për martesën, se përse nuk po bën ende fëmijë duke dhënë kështu arsyet e saj se përse nuk do të bëjë fëmijë.
“Nuk e di se kur do të mendoj të bëj fëmijë, por për momentin nuk besoj se kam sigurinë e duhur për të bërë këtë hap.”. Ku do të shkollohet, ku do të shërohet dhe me çfarë gjykatash do të ketë punë fëmija i saj janë disa prej shqetësimeve që ajo shfaqi në këtë pyetje.
Duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e botës në përgjithësi ajo mendon se nuk sheh siguri për t’a bërë një gjë të tillë.
“Vendimi për të mos bërë fëmijë, i shumë njerëzve në botë ka pasojat e veta shumë negative. Do të vijë një ditë, që nuk do kemi ushqim të hamë. Nëse emancipohen edhe njerëzit në Azi dhe Afrikë, atëherë njerëzimi do të vuajë vërtetë për të gjetur ushqim”, u shpreh Bora Feri. / Gazeta Shneta