Avokati i njohur Arianit Koci ka shprehur zhgënjimin e tij me mjekët që janë bërë pjesë e partive politike si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka thënë se profesionistët nuk do të duhej të angazhoheshin nëpër parti pasi kështu do të pësojnë pacientët.
“Nuk e kuptoj pse profesionistët e vërtetë duhet të aderojnë në parti? Në fund, e humbim një mjek kulminant, dhe e fitojmë një politikan mediokër, i cili dashti apo nuk dashti bëhet servil i kryetarit të partisë”, ka shkruar Koci, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i tij i plotë:
Një mjek i mirë – e çmoj shumë si profesionist, ka hyrë në njërën prej partive.
Disa ditë me rend, po del në terren me bashkëpartiakët.
Pacientët, domosdoshmërisht pësojnë.
Nuk e kuptoj pse profesionistët e vërtetë duhet të aderojnë në parti?
Në fund, e humbim një mjek kulminant, dhe e fitojmë një politikan mediokër, i cili dashti apo nuk dashti bëhet servil i kryetarit të partisë.
Sidoqoftë, ndryshimet në shoqëri mund t’i bëjnë vetëm profesionistët joservil dhe kredibil, që nuk varën prej të ardhurave nga politika, dhe që jo domosdoshmërisht janë pjesë e ndonjë partie politike.