Arianit Koci, avokati i gjinekologut Premtim Gojani, i cili u plagos para dy javësh nga ish-dhëndri i tij, ka sqaruar për të dyshuarin Faton Fetiu.
Kjo sipas avokatit nuk është e vërtetë që kanë pasur një kontest pasuror të trashëguar.
“I pandehuri e ka kryer këtë vepër të rëndë penale, për shkak se është kriminel, e jo për shkak se ka pasur ndonjë mosmarrëveshje rreth pasurisë apo trashëgimisë. Ai këtë veprim e ka planifikuar në herët dhe dashja e tij ka qenë vrasja e vëllait të gruas – Dr. Premtim Gojanit”, ka thënë Koci.
Ai më tej ka sqaruar edhe më tej se trashëgimia në fakt është e nënës së gjinekologut dhe ish-gruas së të dyshuarit, dhe sipas ndarjes së fundit që është bërë asaj nuk i ka takuar asnjë pjesë.
Derisa Policia e Kosovës në vend të ngjarjes ka gjetur edhe një granatë dore e cila ishte e pashpërthyer, të cilin e kishte i dyshuari.
Granata ishte larguar nga njësiti i specializuar i Policisë, derisa Policia tregon se kanë hapur disa pista të hetimit, siç raporton Express.