Studiuesit amerikanë deklarojnë se kanë gjetur prova të reja se autizmi fillon gjatë shtatzënisë dhe ndikon në zhvillimin e trurit.
Autori i parë Rich Stoner dhe Eric Courchesne nga Autism Center of Excellence në Universitetin e Kalifornisë San Diego dhe Ed S. Lein nga Allen Institute for Brain Science në Seattle, analizuan 25 gjene në indet e vdekura të trurit të fëmijëve me dhe pa autizëm.
“Ndërtimi i trurit të foshnjës gjatë shtatzënisë përfshin krijimin e një korteksi i cili përmban gjashtë shtresa. Ne kemi zbuluar pjesë fokale të zhvillimit të ndërprerë të këtyre shtresave kortikale në shumicën e fëmijëve me autizëm”, ka thënë Courchesne në një deklaratë.
Shkencëtarët thanë se defektet në pjesë të tilla mund të ndihmojnë për të shpjeguar se pse çrregullimi i spektrit të autizmit është aq i larmishëm dhe pse shumë të vegjël me autizëm tregojnë përmirësim klinik me trajtimin e hershëm dhe gjatë një periudhe kohore.
“Gjetja më e habitshme ishte patologjia e ngjashme e zhvillimit të hershëm në pothuajse të gjithën trurin autik, sidomos duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e simptomave në pacientët me autizëm, si dhe gjenetika jashtëzakonisht komplekse e cila qëndron prapa sëmundjes”, shpjegoi Lein, transmeton albeu.com.
Studimi zbuloi se në trurin e fëmijëve me autizëm, markerët gjenetikë kyçë mungonin në qelizat e trurit në shtresa të shumëfishta.