Zyra Kombëtare e Autorit ka publikuar raportin e auditimit për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2017.
ZKA ka gjetur shumë shkelje në MSH, duke përfshirë parregullësi ligjore, shkelje të kontratave, tejkalim dhe mbi pagesa të kontratave për furnizim me barna, si dhe pagesa të pambuluara, shkruan Gazeta Shneta.
“Në pagesën prej 238,440€ për furnizim me barna, kemi konfirmuar mungesën e fletëdërgesave dhe fletëpranimeve për dy lloje barnash në vlerë prej 11,879€. Ne nuk kemi marrë siguri nëse për këtë vlerë të paguar nga MSh-ja, janë kryer në të vërtete këto furnizime”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Auditori ka gjetur se MSH ka tejkaluar shumën e përcaktuar në katër kontrata prej më shumë se 30 për qind, aq sa lejohet sipas Ligjit të Prokurimit Publik. “Në katër kontrata kornizë kemi identifikuar tejkalim të sasive indikativë më shumë se sa 30%. Edhe pse ishin tejkaluar kontratat kornizë MSh nuk i kishte ndërprerë ato. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesë së menaxherëve të kontratave. Shprehur në vlera financiare tejkalimi i sasive indikative ishte 88,254€”, thuhet në raport.
Për vitin 2017 MSH ka paguar mbi 8 milion e 300 mijë euro për paga dhe shtesa. Në mungesë të kontrollit, një mjek specialist ka përfituar mbi 1 mijë euro mbi pagesë nga MSH. “Në një rast ishte bërë mbi pagesë për 1,074€ për një mjek specialist. Kjo ka ndodhur nga mungesa e kontrolleve të duhura me rastin e pagesave retroactive”, thuhet tutje në raport.
Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/