Zyra Kombëtare e Auditorit ka publikuar raportin për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin e kaluar.
Në raport është theksuar edhe skandali i avancave në këtë ministri, për çka janë pezulluar tre punëtorë ndërsa është arrestuar një zyrtar i Agjencisë Kosovarë për Produkte Medicinale.
“Raporti për avancet e paarsyetuara ishte prezantuar 19,801€ ndërsa sipas shënimeve të thesarit duhet të jenë 522,287€. Kemi një nëndeklarim për 502,486€. Këto avance të paarsyetuara ishin për udhëtime zyrtare. Këtë vlerë ne nuk ishim në gjendja ta testojmë për faktin se për mostrat tonat të përzgjedhura menaxhmenti i ministrisë nuk ishte në gjendje të na ofron dokumentacionin e nevojshëm si: kërkesën e aprovuar për udhëtim zyrtar, ftesën, agjendën, kërkesën për zotim dhe urdhër obligimet për pagesë”, thuhet në raportin e ZKA-së, transmeton Gazeta Shneta.
Kujtojmë se për skandalin e avancave është arrestuar zyrtari i AKPM-së, Mendim Sojeva, ndërsa Prokuroria është ende duke hetuar rastin. Gazeta ka raportuar edhe më parë për lidhjet e këtyre zyrtareve edhe me Thesarin e Shtetit ku një zyrtare financiare kishte ekzekutuar paratë jashtëligjshëm. /Gazeta Shneta/