Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të dashur të botës së artit. Më një grua simpatike dhe të suksesshme, me një familje të kompletuar, Ermali ka treguar sot anën e tij tjetër.
Në “Thumb” ai është pyetur nga gazetarja nëse bëhet xheloz që bashkëshortja e tij Ariana ka më shumë ndjekës në Instagram e më shumë pëlqime se ai.
“Unë jam shqiptar, nuk është se jam fanatik se ne jemi pjesë e showbizzit e këto gjëra tolerohen. E di se kë kam grua, e di si është ajo dhe ne funksjonojmë shumë mirë si familje. Asaj i shkruajnë shumë vajza në rrjetet sociale që e pyesin për veshjet. Më vjen mirë që ajo merr më shumë like, vetëm. Nuk jam xheloz po Ariana nuk guxon t’ju bëj follow djemve në Instagram!”
Ermali , kohët e fundit ka marrë përsipër edhe një mision të ri, të humbasë peshë. Edhe pse ka hequr disa kilogramë kohët e fundit, Ermali shprehet se ka ende punë për të bërë.Ai gjithashtu ka paralajmëruar një projekt të ri.