Duke shpresuar se ata do të mësojnë të shkojnë në gjumë vet, pa pasur nevojë për përkujdesje të shtuar para gjumit si këngë, ninulla apo të ngjashme.
Edhe nëse jeni të lodhur, pasi nuk keni bë një gjumë të mirë ndoshta edhe për muaj të tërë, dhe po ashtu netët tuaja janë të gjata, pasi që bebja juaj zgjohet shpeshherë gjatë natës, por duhet të dini se këto ditë nuk do të zgjasin përgjithmonë, dhe një ditë do të përfundojnë.
Nëse e lini një fëmijë duke qarë për një kohë të gjatë në errësirë, ata mund të kenë probleme të shumta të stresit dhe sëmundjeve të tjera.
Ndërsa sipas një video-je që po qarkullon në rrjetet sociale, lënia e fëmijës duke qarë vetëm konsiderohet jo njerëzore, transmeton Gazeta Shneta.
Si një fëmijë 2 muajsh ai ka nevojë për dashurinë dhe përkujdesjen tuaj, prandaj lënia vetëm e fëmijës shkakton ndërlikime të tjera ku hormonet e stresit i mbysin neuronet, fëmija do të rritet i pasigurtë dhe do të ketë shumë boshllëk brenda vetes.
Mos i dëgjoni fjalët e njerëzve që ta injoroni të qarën e fëmijës suaj, mirëpo dëgjoni instinktin tuaj si nënë./Gazeta Shneta/