Kur zbuloni se jeni duke pritur një fëmiijë, filloni të bëni pyetje rreth aktiviteteve që janë të sigurta.
Pushimet, hobi, stërvitja dhe aktivitetet e përditshme kanë qenë gjithmonë një pjesë e jetës suaj, por tani po pyesni veten nëse keni nevojë të ndryshoni disa gjëra. Ushtrimi, në përgjithësi, është i mirë për ju dhe fëmijën tuaj në zhvillim.
Megjithatë, ka disa aktivitete që duhet të shmangni gjatë shtatzënisë për të siguruar sigurinë e fëmijës suaj. Para se të angazhoheni në ndonjë aktivitet fizik, është e rëndësishme që të vizitoni mjekun tuaj për të diskutuar rreth gjendje suaj dhe për të vlerësuar së bashku atë që është e sigurt.
Vrapuesit që vazhdojnë të ushtrojnë gjatë shtatzënisë kanë tendencë të fitojnë më pak peshë, kanë foshnja të vogla dhe lindje më të shkurtra. Nëse jeni duke përjetuar ndonjë ndërlikim të shtatzënisë, ndoshta do të këshilloheni që të ndaloni vrapimin. Nëse keni një histori të aborteve ose komplikimeve të shtatzënisë, mjeku juaj mund të kërkojë që ju të shmangni ngritjen e peshave, transmeton Gazeta Shneta.
Kontrolloni me mjekun tuaj për rekomandimet specifike në lidhje me ngritjen e pesahve. Mund t’ju kërkohet të shmangni stërvitjen aerobike nëse keni një histori të abortit ose nëse keni ndërlikime me shtatzëninë tuaj.
Gjatë shtatëzanisë duhet të shmanget patinazhi i akullit, ngjitja në male dhe aktivitete të tjera që kanë rrezik më të lartë të rënies. Kontrolloni me mjekun tuaj për rekomandime specifike në lidhje me një hobi apo aktivitet që paraqet rrezik të rënies.
Poashtu, kontrolloni me mjekun tuaj për rekomandime specifike që lidhen me ushtrimin në lartësi të mëdha./Gazeta Shneta/