Altuna Sejdiu vajza e disa hiteve, dhe ajo që i dha vulën e ‘zogut më të mirë prej krejtve’ ishte kënga ‘Fenix’ në bashkëpunim me ish të dashurin Cozman, shkruan Kosovarja.
Jeta është e tillë si për një njeri publik ashtu edhe një të thjesht ka vështirësitë e saj, ngritjet dhe uljet. Po të varej çdo gjë vetëm nga ne, do ishte shumë e lehtë për t’u jetuar, por çdo gjë ndërlidhet edhe më tjetrin, që kushtëzon jetën tënde.
Viti 2013 për këngëtaren ishte kulmi i suksesit, e përkrahë tij, shijonte edhe momentet romantike me reperin Cozman. Por jo çdo gjë eci ashtu si filloji, dashuria e saj mori një kthesë, në një adresë tjetër, dhe djaloshi që rrëmbeu zemrën e Tunes ishte Patrisi.
Përjetimi dashurisë se dyshes ishte përzgjedhur të bënte udhëtim në fshehtësi. Por asgjë nuk mbeti me aq, pas pak kohës u zbulua se Tuna priste të bëhej dhe nënë. Në qendër të vëmendjes ishte çdo gjë rreth saj, Tuna pas pak kohësh pranon dhe del publikisht me set fotografik me linjat e rrumbullakosura të shtatzënisë që e tregonin aq të bukur.
Ishte moment emocionues për çiftin kur erdhi në jetë vogëlushi të cilin e quajtën Tian. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, çdo gjë tashmë sillet rreth emrit Tian, nga të dy prindërit që me dashurinë më të madhe përcjellin rritjen e të voglit të tyre.
Për çdo nënë është një sakrificë të rrisësh fëmijë, do kohë dhe mund. Por në këtë pikë Tuna ka patur përkrahje të madhe nga bashkëshorti, pasi që në shumicën e kohës ai merret me Tinain.
Por diçka me Tunën është duke ndodhur, nga ky imazh dhe dedikim që ajo ka ndarë më të tjerët. Në këtë përshkrim të kësaj figure Tuna tregon diçka më shumë se çfarë po ndodh brenda saj. Është lodhur nga dashuria apo çfarë? /Kosovarja/