Drejtoria për Inspeksion, konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit, në Drenas që nga fillimi i këtij viti e deri më sot, kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimorë me afat të skaduar.
Pas konfiskimit është bërë asgjësimi i tyre në bashkëpunim me Kompaninë “Pastrimi” në Drenas ndërkaq gjatë këtyre ditëve shuma e artikujve të asgjësuar është në sasi prej 323.25 kilogramë, transmeton Klan Kosova.
Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontrollë kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë janë marrë masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosoves në fuqi, me nr. 2003/22.