Heliobaktera pilorus është një lloj specifik i bakteres që shkakton infeksionin e stomakut dhe ndikon në 2/3 e popullsisë së botës.
Ajo transmetohet kryesisht përmes ushqimit dhe ujit të papastër dhe nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë ulcerat peptike dhe madje edhe kancerin e stomakut. Karakteristikë e këtyre baktereve është se ato janë të vështira për t’u zbuluar, transmeton Gazeta Shneta.
Disa nga simptomat më të zakonshme të këtyre baktereve janë:
fryerja e barkut
urth
gromësitja
diarrea
kapsllëku
Siklet në pjesën e sipërme të barkut
Bakteret gjithashtu mund të ulin nivelet e serotoninës në tru dhe me këtë, mund të shkaktojnë depresionin dhe nervozizmin.
Megjithëse ky kusht mund të trajtohet me barna dhe trajtime konvencionale, këto metoda shpesh mund të shkaktojnë efekte të padëshirueshme anësore, prandaj ne do t’ju tregojmë një pije natyrale të dobishme për zbutjen e fryrjes së stomakut dhe rritjen e niveleve të energjisë.
Përbërësit që ju nevojiten:
1 limon
1 kastravec
1 lugë çaji xhenxhefil të intergruar
1 lugë çaji lëng Aloe Vera
Një tufë majdanoz
½ e gotës me ujë
Përgatitja e kësaj pije është shumë e thjeshtë. Përzierni të gjithë përbërësit së bashku në një përpunues të ushqimit dhe pini.
Kjo pije mund të bëjë mrekulli kur është fjala për zvogëlimin e yndyrës së barkut dhe përmirësimin e performancës së përgjithshme të trupit.
Është gjithashtu e rëndësishme që të konsumoni shumë ujë në mënyrë që të zbrazni të gjitha toksinat nga trupi juaj me lehtësi. Jo vetëm që do t’ju ndihmojë të humbni peshë, por gjithashtu do të pastroni zorrët, do të rritni sistemin tuaj imunitar, nivelet e energjisë dhe do t’ju ndihmojnë të luftoni edhe me një numër kushtesh shëndetësore./Gazeta Shneta/