Një numër aktivitetesh të përditshme mund të ndikojnë në shanset e tua për shtatzëni:
Bëni shumë ose bëni pak seks. Seksi është ndoshta nevoja më themelore njerëzore për kënaqësi dhe riprodhim. Dhe, njerëzit janë gjithmonë në ekstrem.
Duke bërë shumë seks: Disa njerëz besojnë se të kryesh shumë marrëdhënie seksuale mund të ndihmojë për të ngelur shtatzënë. Por kjo nuk mund të jetë gjithmonë e vërtetë pasi të bërit shumë seks mund të shkaktojë probleme të mundshme shëndetësore siç janë lodhja, marramendja, gjunjët e dobët dhe urinimi i shpeshtë. Jo vetëm kaq por mund të ndodhë që të harxhoni gjithë energjinë tuaj dhe të përfundoni në një gjendje lodhjeje ku më pas nuk do të keni më dëshirë për të kryer marrëdhënie dhe si pasojë do të humbisni mundësinë për të krijuar një bebe.
Duke bërë shumë pak seks: Ju mund të kryeni marrëdhënie seksuale vetëm për të siguruar spermën ose kryeni marrëdhënie vetëm gjatë ovulimit. Por qëndrimi pa seks për shumë ditë mund të ndikojë në shtatzaninë tuaj. Ju mund të humbni fazën tuaj pjellore gjatë kohës që nuk kryeni marrëdhënie. Mundohuni të bëni seks shpesh dhe të kujtoni sidomos datat e ovulacionit tuaj. Mbani mend që të mos kryeni marrëdhënie seksuale vetëm për të ngelur shtatzënë pasi nuk mund ta shijoni këtë proces.
Jeni shumë të stresuar. Stresi ndikon në shëndetin tuaj si fizik edhe atë mendor dhe sigurisht ndikon edhe në aftësinë tuaj për të ngelur shtatzënë. Çrregullime emocionale të tilla si depresioni dhe ankthi mund të ulin nivelet e fertilitetit tuaj. Ju duhet të jeni të qetë dhe të balancuar ndërsa përpiqeni që të krijoni një shtatzëni. Stresi pengon funksionet e hipotalamusit, të cilat kontrollojnë gjëndrën e hipofizës. Kjo gjëndër rregullon veshkat, tiroidet dhe vezoret, dhe ndikon në ciklin menstrual duke bërë që të mos keni një cikël të rregullt. Duhet t’i jepni vetes kohë për të përmirësuar shanset për krijimin e një shtatznie. Për të mos qenë më të stresuar mund të shkoni tek një psikolog, të bëni yoga për fertilitet, të meditoni ose të bëni ushtrime.
Problemi i mashkullit. Një nga shkaqet kryesore të infertilitetit është numri i ulët i spermatozoidëve dhe lëvizshmëria e dobët e tyre. Ky faktor përbën 30 deri në 40% të problemeve të infertilitetit në çift. Hapi më i rëndësishëm është të vizitoheni tek një mjek ose specialist i fertilitetit për trajtim të menjëhershëm. Për numrin e ulët të spermatozoidëve ose lëvizshmërinë e vogël, fertilizimi in vitro (IVF) ose injektimi intracitoplazmatik i spermës (ICSI) është zgjidhja më e mirë. IVF përfshin çiftëzimin e vezës dhe spermatozoideve jashtë trupit të njeriut dhe transferimin e vezës së fekonduar në vaginë. Në ICSI, një spermatozoid i vetëm përzgjidhet dhe futet drejtpërdrejt në vezë.
Drejtoheni direkt në banjo pas seksit. Shumë gra nxitojnë për të shkuar në tualet pas seksit për t’u pastruar dhe larë. Eshtë mirë që të qëndroni në shtrat për pak kohë. Nëse ju çoheni direkt, bëni që sperma të rrjedhë poshtë dhe pjesën tjetër e hiqni duke u larë. Kjo mund të ndikojë disi në uljen e mundësive që të ngeleni shtatzënë. Fokusohuni të relaksoheni dhe të kujdeseni për veten.
Të brendshmet e ngushta. Gratë veshin të brendshme të ngushta ose të parehatshme që mund t’i ndihmojnë për të nxjerrë në pah trupin e tyre. Mirëpo duke e bërë këtë ju mund të pengoni funksionet e organeve tuaja riprodhuese. Tek meshkujt që veshin të brendshme të ngushta ulet prodhimi i spermës, dhe tek grate veshja e te brendshmeve te ngushta mund te shkaktoje siklet.Vishni të brendshme të rehatshme, prej pambuku për të shmangur infeksionet. Kjo do të zvogëlojë problemet e djersës dhe të lagështisë, dhe të lejojë që të relaksoheni.
Flini pak. Privimi i gjumit mund të ndikojë në funksionet e sistemit imunitar. Kjo rrit shanset tuaja për të marrë infeksione, dhe ndikon në ciklin tuaj riprodhues. E njëjta vlen edhe për meshkujt. Infeksionet mund të zhvillohen dhe nxehtësia e tepërt e trupit mund të dëmtojë spermatozoidet. Flini gjumë mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm. Në rast se vuani nga pagjumësia, atëherë konsultohuni me një mjek.
Nën ose mbipeshë. Të jesh shumë i dobët ose mbipeshë ndikon në mundësitë tuaja për të ngelur shtatzënë. Nëse nuk ushqeheni mirë atëherë nuk do të ovuloni mirë. Nëse jeni mbipeshë kjo pengon pjellorinë tuaj. Prandaj, një peshë ideale e trupit është ajo që përputhet me gjatësinë tuaj në mënyrë që ovulacioni juaj të jetë i rregullt. Mbani një dietë dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Kënaquni duke u stërvitur dhe duke u ushtruar.
Mbivlerësimi i lubrifikantëve. Studimet për lubrifikantët vaginalë kanë treguar se ato ndikojnë negativisht në lëvizjen e spermës dhe ndërhyjnë në fekondim. Kjo është e vërtetë edhe për lubrifikantët e shtrenjtë apo edhe për ata që bëni vetë në shtëpi. Arsyeja – pH e mukusit cervikal të prodhuar nga ovulacioni është ideal për mbijetesën e spermës dhe lëvizshmërinë e saj. Por lubrifikantët kanë një pH acid, që mund të vrasë spermatozoidet. Gjithashtu, lëvizshmëria e spermës ndikohet nga trashësia e lubrifikantëve dhe përmbajtja e tyre e ujit. Puthjet ose “lojërat” para seksit mund të bëjnë që të keni lubrifikimin më të mirë për të kryer marrëdhënie. Merrni kohën që ju nevojitet për të krijuar humorin e nevojshëm.