Arsyet pse keni dhimbje barku por jo cikel menstrual

2019-06-18 në ora 18:00

Po ndjeheni të fryrë, e mërzitur dhe e lodhur – dhe keni dhimbje të mëdha. Me fjalë të tjera, ju jeni duke vuajtur nga të gjitha simptomat e ciklit menstrual. Por nuk është koha e ciklit. Mos u frikësoni. Ka një listë të arsyeve pët këtë, përse këto dhimbje menstruale ndodhin por nuk ka cikel bashkë me to.

Anovulation

Herë pas here trupi juaj kalon nëpër shumë ndryshime hormonale që lidhen me sindromen para menstruale (PMS), por nuk lëshon vezë atë muaj. Kjo njihet si një cikël anovulation. Dhe nëse nuk lëshoni një vezë gjatë një cikli, nuk do të keni ciklin menstrual por ju mund të ndjeni dhimbje.

Shtatzania

Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtur në muajt e fundit, bëjeni testin e shtatzanisë. Shumë nga simptomat e shtatzanisë së hershme, duke përfshirë butësinë e gjinjëve, lëkundjet e disponimit, lodhjen imitojnë simptomat që ju zakonisht keni para dhe gjatë ciklit menstrual.

Gjëndrat tiroide

Tiroidi juaj, një gjëndër e vogël në formë fluturash në qafën tuaj, rregullon shumë nga funksionet e trupit tuaj, duke përfshirë metabolizmin tuaj dhe ciklin menstrual. Nëse tiroidi juaj del jashtë funksionit, cikli juaj menstrual mund të bëhet i parregullt.

Stresi

Stresi është një arsye çuditërisht e zakonshme për të humbur ciklin menstrual. Ka shumë gjëra që mund t’iu shkaktojnë stres dhe kjo mund të jetë shkaku që ju nuk e keni pasur ciklin menstrual. Por edhe gjëra më delikate, si manipulimi në punë mund të shkaktojnë stres kronik që ndikon në mendjen dhe trupin tuaj, edhe pse nuk mund ta kuptoni.

Ushtrimet e shumëta

Ushtrimet e shpeshta është nga gjërat më të mira që mund të bëni për të ndihmuar në trajtimin e simptomave PMS. Megjithatë, duke punuar shumë shpesh mund të bllokoni ciklin tuaj dhe në disa raste ju humbni kohën tuaj. /GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *