Tani që jeni shtatzënë, duhet të mendoni se si dëshironi ta lindni fëmijën tuaj.
Ekzistojnë disa mundësi për ju. Sot, gjithnjë e më shumë gra duan të kenë lindje natyrale për shkak të gjitha përfitimeve që ka për nënën dhe për fëmijën, transmeton Gazeta Shneta.
Liria juaj e lëvizjes
Kur dëshironi lindje me prerje cezariane ju kufizoheni në shtrat. Përveç që gjysma juaj e trupit është e mpirë, nuk ka asnjë mënyrë të cilën mund të lëvizni.
Keni më shumë kontrollë mbi lindjen tuaj
Nëse vendosni të keni një lindje natyrale, keni më shumë mundësi që të përfshiheni më shumë në lindjen tuaj.
Reduktoni shanset tuaja për një lindje me prerje cezariane
Gjithmonë bebja e përcakton se si dëshiron të lindë.ka gjëra që janë të pashmangshme dhe kërkojnë lindje me prerje cezariane. Gratë që kontrollojnë lindjen e tyre, ka më shumë shanse të mos kenë nevojë për lindje me prerje cezariane.
Lindje më të shpejtë
Ecja, lëkundja, pozicionet ndihmojnë fëmijën tuaj që të lindni më shpejt. Kur ju mendoni se është koha për të bërë presion, ju gjithashtu shtyni më shumë dhe e bëni më të efektshme lindjen.
Shëroheni më shpejt
Pas lindjes, duhet kohë që ilaçet të dalin jashtë. Disa gra gjithashtu përjetojnë atë që njihet si dhimbje kurrizore pari të kenë një lindje epidurale dhe trupi i tyre mund të ketë kruajtje gjatë lindjes dhe pas kësaj, që është një efekt i zakonshëm. /GazetaShneta/