Arsyet pse duhet ta bëni foshnjën synet menjëherë pas lindjes sipas mamisë Razije Musa

2019-10-09 në ora 08:25

Mamia Razije Musa ka rënditur gjashtë arsyet pse duhet ta bëni fëmijën synet në ditët e para pas lindjes.

Musa bën thirrje që prindërit t’i bëjnë fëmijët e tyre synet 72 orë pas lindjes. Sipas saj nuk ka asnjë problem dhe synetinë nuk e praktikojnë vetëm myslimanët por edhe religjionet tjera, transmeton Gazeta Shneta.

“Beba mashkull pas 72 orë pas lindjes lirisht mund ta bëni synet. Jo vetëm bota myslimane i bën synet, por edhe religjionet tjera. Çuditërsiht në 10 vitet e fundit po e praktikojnë edhe anglezët, arsyeja është për shkak të higjienës dhe mbrojtja prej shumë sëmundjeve që zakonisht i suljmojnë bebat por edhe të rriturit”, ka shkruar mamia Musa.

“Por të tjerët e zgjedhin metodën me më pak dhimbje dhe i bëjnë bebat synet qysh në spital dhe bebja shërohet pas 48 orësh pa asnjë problem dhe pa asnjë traumë”.

“Pra ju prind vendosni për të mirën e bebave të juve dhe sa më herët synetinë, mos bëni budallakina po pres me bo banket apo dasëm”, ka shkruar mamia Musa. /Gazeta Shneta/

Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *