Nga magazinimi i ushqimit në artikuj të ndryshëm, pastaj në shishet me ujë, ne jemi mjaft të varur nga plastika.
Nuk ka dyshim në lidhje me lehtësinë, qoftë në disponueshmërinë e tyre apo në shpenzimet.
Por, para se të vazhdoni përdorimin e bezdisshëm të kontenjerëve plastike, ndaloni dhe mendoni se çfarë mund të jetë duke bërë për shëndetin tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Edhe nëse jeni shumë të kujdesshëm për dietën tuaj ushqyese, thjesht duke përdorur enë plastike mund të dëmtojë në masë të madhe shëndetin tuaj.
Plastikat janë të dëmshme për shëndetin tuaj në mënyra të ndryshme për shkak të përbërsve të quajtur phthalate.
Zakonisht këto përdoren për të rritur fleksibilitetin e plastikës dhe nuk janë të shëndetshme për ju.
Kimikatet nga enët plastike mund të rrjedhin në ushqim apo pijë që janë të ruajtura në të.
Kjo është gjithashtu një arsye përse ushqimi me mikrovalë në enë plastike nuk është i këshillueshëm pasi plastika ka tendencë për lirimin e kimikateve kur janë të nxehta./Gazeta Shneta/