Prindërit po paralajmrohen për rreziqet potenciale të fjetjes së foshnjave në makinë, pasi një studim i ri zbuloi se kjo mund të paraqiste rrezik për shëndetin e tyre.
Mocioni i veturës shpesh lehtëson gjumin e foshnjave. Por tani një studim i ri ka shqyrtuar efektet që kjo mund të ketë në shëndetin e të sapolindurve.
Rezultatet treguan se pozita vertikale e vendeve të pasme të makinës, së bashku me lëvizjen e veturës, mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje nëse fëmija është lënë për më shumë se një orë në atë pozitë, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi, i kryer nga spitali ‘Great Western NHS Foundation’ dhe i financuar nga bamirësia për gjumin e foshnjave, The Lullaby Trust, ishte i pari që analizonte efektet e vendosjes së një fëmije në një vend makinash, në një makinë në lëvizje.
Hulumtuesit analizuan rrahjet e zemrës, shkallën e frymëmarrjes dhe ngopjen me oksigjen të 40 foshnjave – nën moshën dy muajsh – të shtrirë në makinë në një kënd prej 40 ° në një imitues të mjetit që imitonte vibrimet e një makine në lëvizje.
Kjo u krahasua me informacionin e mbledhur nga foshnjat kur ata fjetën në sipërfaqe të sheshta dhe të qeta.
Rezultatet zbuluan se të gjitha foshnjat treguan ‘shenja të rëndësishme të efekteve kardio-frymëmarrëse potencialisht të pafavorshme’, kur ishin në pozitë vortikale në një ulëse makinash.
Kjo do të thotë se shkalla e zemrës dhe shkalla e frymëmarrjes janë rritur, ndërsa nivelet e oksigjenit në gjak ishin ulur.
Megjithatë, studiuesit thanë se kërkohet një studim më i madh për të hetuar rëndësinë e këtyre rezultateve./Gazeta Shneta/