Në jetë, ka diçka më shumë se sa pastrimi i shtëpisë.
Nicole Johnson dikur ishte e fiksuar me pastrimin e shtëpisë, por që nga ajo kohë ajo ka ndryshuar. Ajo shkroi për mentalitetin e saj të ri në një faqe të Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
“Njerëzit gjithmonë komentonin mbi pastërtinë e shtëpisë time.”, shkroi Nicole.
“Ajo që ata nuk shihnin stresi i çmendur që përjetoja, për ta arritur një pastërti të tillë.”
“Unë isha një nga ato gratë që u bërtisja fëmijëve dhe burrit, vrapoja rreth pluhurit, duke u shqetësuar për çdo papërsosmëri.”
“Sigurisht që mund ta bëja”, tha ajo rreth fillimit të një mentaliteti të ri.
“Mund të shpenzoj çdo sekondë duke injoruar fëmijët, duke injoruar shkrimet e mia, duke injoruar jetën time dhe fiksimin mbi të.”
“Që sot kam vendosur që të mos mërzitem më fare.”
“Pak papastërti bën mirë për sistemin imunitar dhe shpirtin. Papastërtia nënkupton që ende jemi duke jetuar. Nënkupton se po ndihemi rehat.”, kishte shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Cili është mendimi juaj rreth këtij veprimi? Komentoni në faqen tonë në Facebook./Gazeta Shneta/