Një femër është arrestuar në Prishtinë nga Policia e Kosovës, pasi e ka therë me thikë motrën e saj.
Policia raporton se motra ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim, shkruan Gazeta Shneta.
Policia bënë të ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti. /Gazeta Shneta/