Arbana Osmani ka dy vite prej se është bërë nënë, megjithëse rritja e një djali sipas saj ka vështirësi të mëdha.
Këtë fakt moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram nëpërmjet një postimi që me siguri ka shkaktuar të qeshura të shumta veçanërisht midis nënave të reja.
“Unë ndërkohë duke pritur nga fëmija im që të mbarojë së bëri diçka vetëm…”- shkruhet në fotografin, të postuar nga Osmani. ‘E bëj vetë, mama… historia e jetës sime!’-shkroi moderatorja, duke shpjeguar se Joni tashmë është në moshën që dëshiron të bëjë gjithçka vetë, por një periudhë aspak e lehtë për të./Artistet shqiptare/