Në një shkrim të mediave italiane, qumështi për foshnja ‘Aptamil’, ishte vendosur në listën e produkteve të rrezikshme që përmbajnë sasi të lartë të vajit të palmës, i konsideruar si kancerogjen.
Këtë e ka mohuar kompania e cila prodhon ‘Aptamilin’. “Early Life Nutrition” thotë se të gjitha produktet e qumështit prodhohen në përputhje me formulën, transmeton Gazeta Shneta.
“Ne jemi duke punuar shumë afër me furnizuesit tanë për reduktimin e nivelit të substancave 3-MCPD dhe esterit gylicidil në vajra”, thuhet në reagim.
Kompania thotë se falë teknologjisë së furnizuesve me vaj, ky nivel është arritur të ulet dukshëm.
“Prej më shumë se 1mg për kg në vitin 2013, tani kemi reduktuar për më shumë se 50 për qind të kësaj substance në qumështin formulë”, ka deklaruar kompania.
Gjatë prodhimit të vajit ku aplikohen temperatura të larta, shfaqen substancat MCPD dhe esteri glycidil, i cili konsiderohet si kancerogjen.
Kjo substancë mund të shfaqet në të gjitha llojet e vajrave, por të vaji i palmës është me sasi më të lartë. /Gazeta Shneta/