Problemi më i zakonshëm që lidhet me pjesën e grave private është era vagjinale. Ka shumë lloje të lëngjeve vagjinale në dispozicion në treg që premtojnë t’ua mbajnë të shëndetshme dhe pa erë, por shumica e tyre janë të ngarkuar me kimikate që mund të jenë të ashpra në këtë zonë delikate dhe të ndjeshme.
Në vend të kësaj, bëni lëngun tuaj vaginal. Nëse keni sodë buke në kuzhinën tuaj, përdoreni atë. Ky përbërës i mrekullueshëm mund t’ju ndihmojë të luftoni infeksionet vaginale dhe ta mbani atë pa erë, transmeton Gazeta Shneta.
Soda e bukës si larës natyral i vagjinës
Përzieni dy lug çaji sode buke në një tas të mbushur me ujë të vakët. Përdoreni këtë përzierje për të pastruar tërë zonën tuaj vaginale, vulvën ose buzët gjenitale të jashtme, apo edhe pjesët tjera. Pasi ta keni përdorur përzierjen duke e aplikuar atë në të gjithë zonën, lajeni atë përsëri me ujë dhe pastrojeni me një peshqir të pastër. Mos e përdorni shpesh atë! Për shkak të alkalinit që përmban mund t’ua thajë zonën tuaj private./Gazeta Shneta/