Mjekët e QKUK-së kanë bërë thirrje që fëmijët dhe gratë shtatzëna të kenë kujdes ditët e fundit.
Kjo për shkak të ndryshimeve drastike të motit, gjë që mund të ndikojë në çrregullime të organizmit, raporton RTV21, transmeton Gazeta Shneta.
Pediatri Muharrem Avdiu ka thënë se ndryshimet e motit ndikojnë më së shumti te fëmijët, andaj ai apelon te prindërit që të mos i shfaqin të vegjlit në temperatura.
Drejtori i Emergjencës, Dr. Basri Lenjani, ka deklaruar se personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna i përjetojnë me vështirësi ndryshimet drastike të motit nga 40 gradë në 30 e më pak.
Lenjani apelon për kujdes me artikujt ushqimor dhe preferon konsumimin e ujit, pemëve dhe perimeve. /Gazeta Shneta/