Djali i çiftit shumë të dashur për publikun, Sinanit dhe Andrrës, feston sot ditëlindjen.
Ansi mbushi 3 vjeç e në këtë ditë të veçantë Sinani e Andrra organizuan një festë përrallore për vogëlushin.
Ka qenë Andrra ajo që zbuloi disa momente nga festa ku Ansi shfaqet duke kënduar së bashku me të ftuarit këngën e ditëlindjes e më pas i fryn qirinjve.
Mesa duket vogëlushi është adhurues i minions-ave pasi torta dhe detajet e festës janë me këto personazhe.
“Ti je dielli i jetës sime, burim i pashtershëm lumturie. Gëzuar ditëlindjen arsyeja e ditëve të mia”, është urimi i Sinanit për djalin.